Regjisorja kosovare Arlinda Morina është kthyer në inspirim për të gjithë ata persona që vuajnë nga sëmundja e leucemisë. Ajo ka arritur të fitojë pas dy vitesh betejën e vështirë dhe tanimë fotoja e saj është vendosur pranë kullës Eiffel, në Paris. Kjo e fundit, shkrepur nga fotografi Boubkar Benzabat, shihet në mesin e atyre grave që i kanë bërë ballë kancerit të qelizave të gjakut.
Risjellim në vëmendje se Morina e ndau historinë e saj të trishtë në shtator të vitit të kaluar në studion e emisionit “Rudina”. “Ka qenë shumë e vështirë për familjen time, babai im ka humbur 10 kile, por nëna ka qenë shumë e fortë, gjë që nuk e kam pritur. Gjithë familja ka përjetuar një lloj shoku. Por kur motivon vetveten largohet e keqja prej teje”- u shpreh asokohe regjisorja.