Kryesore, ShowBiz

Fitoi dy çmime Grammy, Dua Lipa: Ëndërr e bërë realitet, jam e përulur dhe mirënjohëse (Foto)

Këngëtarja me origjinë  shqiptare Dua Lipa ka fituar mbrëmjen e së  dielës dy çmime në  61 vjetorin e Grammy Awards.


Ndonëse ishte nominimi i saj i parë , Dua Lipa arriti të  rrëmbejë  çmimin e “Best New Artist” dhe atë  të  “Best Dance Recording” për këngën “Electricity” në  bashkëpunim me Silk City dhe Diplo e Mark Ronson.

“Falenderoj fansat e mi që më lejuan të isha versoni më i mirë i vetes sime”, tha ajo gjatë fjalës së mbajtur teksa mori trofetë.

Në kategorinë “Best New Artist”, Dua u përball me bashkëatdhetaren e saj Bebe Rexha, e cila nuk arriti të fitonte ndonëse u nominua edhe në një tjetër kategori.

<
>
42 218 139 dualipa dua-lipa11 dua-lipa2 dua-lipa-grammys_2019-02-11_12-34-23 818748_720

Ndërsa në një postim në “Instagram”, Dua u shpreh se për të ky moment është një ëndërr bërë realitet.

 “Kam fituar dy Grammy. Jam shumë e përulur dhe mirënjohëse për këtë moment. Shumë dashuri nga unë për fansat, familje, ekipin tim dhe të gjithë artistëve të mrekullueshëm me të cilët unë kam punuar dhe bashkëpunuar. Një ëndërr e bërë realitet. Faleminderit.”

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas