Sport

Fitoi titullin, por City e mbylli i fundit për një statistikë







               Publikuar në : 19:30 - 15/05/19 |
mapo.al

Kampionati i zhvilluar nga Manchester City ishte i jashtëzakonshëm. Numra që e konfirmojnë në të gjitha linjat. Skuadra e Pep Guardiolas është e para për fitore në shtëpi (18), fitore jashtë fushe (14), gola të shënuar (95), goditje (683), pasime (26.576), zotërim topi (68,1 % mesatarisht), goditje të pësuara (238).


Por, ekziston një statistikë në të cilën Citizens janë të fundit në renditje: tacke (rrëshqitje në tenativë për të rikuperuar topin).

Me vetëm 518, City është ekipi që ka më pak në Premier League. Në vitin 2016, trajneri ishte përgjigjur kështu i ngacmuar nga gazetarët për agresivitetin e munguar të ekipit:

“Nuk jam një trajner që kërkon atë lloj agresiviteti me rrëshqitje për të rikuperuar topin, ndaj nuk i stërvis ashtu. Dua që topin ta kemi ne, të luajmë mirë, të mbushim zonën kundërshtare. Nuk do të fitojmë apo humbasim me siguri vetëm për tackle”.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas