Thursday, February 2, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Fitoi tre mandate, Tom Doshi: Ia dola pa struktura dhe pa patronazhistë

by mapo.al
01/05/2021
in Aktualitet, Politika
0

Kreu i PSD-së, Tom Doshi i cili doli fitues me 3 mandate deputetësh nga zgjedhjet e 25 prillit, ka bërë një mesazh falënderues ndaj votuesve të tij.

Tom Doshi shkruan ndër të tjera se 35 mijë vota nuk janë pak dhe janë shpresë se PSD do çojë në Kuvend zërin e tyre.



Më tej Doshi thotë se rrugës së politikës i ka hyrë i vetëm dhe pa mbështetje pa militiantë dhe pa patronazhista.

Kujtojmë se Doshi menjëherë pas mesnatës së ditës së votimeve ka dhënë dorëheqjen nga mandati i tij duke thënë se do përballet me akuzat e bëra ndaj tij dhe përplasja me SHBA-të.

Postimi i plotë:

Të dashtun vëllezën, miq, mbështetës të Partisë tonë,

Po ju shkruj sot këtu për me ju falenderu.

Keni pasë besim tek un dhe sot atë besim mundem me ju thanë se jua kam kthye në fitore.

Un jam i realizuem në jetë, familja, miqt, bajnë që të ndihem nji njeri i realizum, pranej këtë fitore un jua kam kushtu vetëm ju që keni pa tek un nji shpresë për të ardhmen tuj.

35 mijë vota në të gjithë Shqipninë nuk janë pak. Mundena me thanë, kundër të gjitha gojëve të liga se në Shqipni ka 35 mijë vetë që kanë shpresë se PSD dhe Tom Doshi do ta çojnë zanin për ta në Parlament dhe do të mbrojnë interesat e tyne.

Nuk jam impenju asnjiherë për projekte te medhaja e te parrealizushme, kam premtu gjana të vogla, ato gjana me të cilat asht e mbushun përditë jeta jonë, dhe vetëm ato gjana jam mundue me i zgjidhë, në kohë, pa sorollatje kote e tu iu pa të gjithëve si miq e jo si votues e si numra.

Ju e dini mirë se i kam hy kësaj rruge i vetëm, pa struktura, pa militanta, pa patronazhista e sot ne kena tre deputetë në Parlament, kena nji ekip të rinjsh që punon me përkushtim.

Tom Doshi ia ka arritë qëllimit, nuk du asgja tjetër: më keni besu dhe sot fitorja asht e juja.

Falë nji pune kolosale jena ma të fortë se para 4 vjetësh.

Ju e dini mirë se nuk jam ndalë asnji ditë, kam shetitë katunde e qytete, fshatna të thellë malorë, kam takue mijera e mijera njerëz.

Mundem me ju sigurue nji gja: edhe në mos ia paça zgjidhë problemet secilit prej tyne, ta dini që hallet e tyne kanë depërtue në zemrën teme e ajo çka baj përditë në politikë asht e ndikume vetëm prej tyne.

Kajherë jam i rrëmbyem, por mbrenda vedit kam respektin ma të madh për të gjithë ata që punojnë, vuejnë, shpresojnë dhe më kanë mbështetë me votën e tyne.

Ashtu siç asht në karakterin tem – asnji prej tyne nuk do të jetë qytetarë i klasit të dytë për Tom Doshin dhe PSD.

Kjo fitore të dashtun vëllezen asht kryekreje e juja, mandej asht e Shqipnisë, pse rruga jonë asht integrimi në Europë dhe mirëqenja ekonomike.

Ju falenderoj me zemër: jam i jueji e jeni te mijtë!

Tags: psdTom DoshiZgjedhjet e 25 prillit

JU SUGJEROJME

Aleksandër Vuçiç: Nuk do të vendosim sanksione ndaj Rusisë
Bota

Plani franko-gjerman, aktivistët e partisë së Vuçiç po përgatisin tubime në mbështetje të tij

28/01/2023
PS mbledh sot Grupin Parlamentar për emrin e ri të presidentit
Kryesore

PS dorëzon në KQZ kandidaturat për anëtarë të KZAZ

28/01/2023
Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras
BE

Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras

27/01/2023
Ukraina plotëson pjesën e dytë të pyetësorit për anëtarësimin në BE
Bota

Zelensky falenderon Perëndimin për tanket, por i shqetësuar “bishat” se arrijnë shumë vonë

26/01/2023
Next Post
Vasili-Ramës për zgjerimin e Greqisë me 12 milje: Po shiten interesat e vendit

Zërat kundër Bashës, Vasili: Kushdo që kërkon dorëheqje është i shitur te Rama

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Çmimi Kadare 2023/ Shpallen 10 finalistët, dominojnë autorët e rinj
  • Gjykata publikon arsyet e dënimit të Juventusit
  • Futsall 2023/ Tirana shpallet fituese e Kupës së Shqipërisë
  • Plani franko-gjerman, aktivistët e partisë së Vuçiç po përgatisin tubime në mbështetje të tij
  • PS dorëzon në KQZ kandidaturat për anëtarë të KZAZ



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In