Janë të shumtë ata njerëz që edhe pse fati u ka ‘buzëqeshur’, duke u dhënë mundësinë të fitojnë lotari të ndryshme milionere, përsëri nuk kanë shkuar me pushime në ishujt tropikal, por kanë vazhduar një aktivitet normal dhe punën si më parë.
Ajo që nuk arrihet të kuptohet është se, përse këta njerëz shkojnë në punë kur nuk kanë më nevojë për para? Ose të paktën kështu mendon një pjesë e madhe e njerëzve.
Eksperimentet bazë të të ardhurave në vende të ndryshme u kryen për të përcaktuar se, çfarë do të bënin njerëzit nëse merrnin para të mjaftueshme për të mbuluar shpenzimet e tyre themelore.
Siç rezulton, njerëzit që fitojnë para përfundojnë duke punuar edhe më shumë. Disa arsye:
Mbajnë jetën nën kontroll
Takime me njerëz të rinj
Mund të ndryshojnë botën
Janë të motivuar dhe të disiplinuar
Luftojnë mërzitjen dhe depresionin
Kujdesen për pamjen
Ushqen egon