fbpx

ShowBizz

Fitojnë mbi 500 mijë euro në vit/ Ish-menaxheri: Qeveria të taksojë VIP-at





               Publikuar në : 12:59 - 03/11/19 |
mapo.al

Këngëtarët kosovarë fitojnë padyshim shuma të majme. Megjithatë, u shmangen vazhdimisht detyrimeve të shtetit. Një ish-menaxher artistësh, Drin Zatriqi ka dalë hapur me një status në rrjetin social “Facebook”, duke thënë se qeveria e re e Kosovës duhet të rregullojë me patjetër mënyrën sesi procedohet me tatimin e artistëve. Duke përmendur disa emra të njohur për publikun, Zatriqi ka treguar se një artist fiton mesatarisht brenda një viti mbi 500 mijë euro.


Postimi i Drin Zatriqit në “Facebook”:



Me qeverinë e re duhet të rregullohet edhe tatimi i artistëve. Tashmë industria e muzikës është milionëshe, me çmime nga 100 deri në 10.000 e 15.000 euro për koncert. Duhet të paguajnë tatime, në të kundërt duhet të dënohen me dënime të majme dhe konfiskim të pasaportave, nëse ju ikin atyre si deri më tani! Si nëpër klube të natës, po ashtu edhe në dasma dhe çdo paraqitje tjetër me pagesë. Sqarim: Çmimet janë edhe më të larta tek disa prej artistëve. Mirëpo, për hir të korrektësisë, mos me i hy në hak askujt, i kom pasqyru me mesatare.


Çmimet për disa artistë për koncert:

Tayna 8.000 – 12.000 euro

Ledri Vula 8.000- 10.000 euro

Capital T 6.000 – 8.000 euro

Ghetto Geasy 6.000 – 8.000 euro

Butrint Imeri 6.000 – 7.000 euro

Dhurata Dora 6.000-7.000 euro

Noizy 6.000 – 8.000 euro

Dafina Zeqiri 4.000 – 6.000 euro

PINT 4.000 – 6.000 euro

Meda 6.000 – 7.000 euro

Labi 5.000 euro

Sinani 5.000 euro

Dani 5.000 euro

Fero 3.000 – 4.000 euro

Rina 3.000 – 4.000 euro

Gjiko 3.000 – 4.000 euro

 

 


Etiketa:

Pas