Sport

Fiton Udineze, VAR i mohon një penallti kuqezinjve (VIDEO)






               Publikuar në : 20:21 - 25/08/19 |
mapo.al

Në provimin e parë zyrtar të teknikut Xhampaolo, kuqezinjtë u mposhtën 1-0 nga Udineze.

Pjesa e parë ishte tërësisht e përgjumur mes të dyja ekipeve, pa tentuar drejt portave respektive.


Në pjesën e dytë, “Djalli” u fut në fushë me më tepër iniciativë, por goditjet e Susos, Kastijehos apo Piontekut nuk kishin saktësinë e duhur.

Ishin pikërisht vendasit, që shtangën në minutën e 72-të me Bekaon, ku mbrojtësi shënoi me kokë pas një goditje këndi.

Rast për barazim ai i minutës së 84, ku pas një prekje me dorë të Samir brenda zone, arbitri kryesor Paskua, shkon ta shohë në VAR, por sërish nuk akordon penallti për kuqezinjtë.

 


Etiketa: ,

Pas