Aktualitet

Fitore me shije të hidhur për PSG, Kean shkruan historinë








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:02 - 28/10/20 |
mapo.al

Paris Saint-Germain ka marrë një fitore të rëndësishme 2-0 kundër Basaksehir në javën e dytë të Grupit H të Champions League.


Një fitore që ka ardhur pas humbjes 2-1 të pësuar në javën e parë kundër Manchester United.


Gjithsesi, ka qenë një sukses me shije të hidhur për francezët që kanë humbur Neymar për shkak dëmtimi në minutën e 26-të.



Protagonisti i ndeshjes ka qenë Moise Kean, autori i të dy golave të ekipit të Tuchel.


Sulmuesi është bërë italiani më i ri që ka shënuar gol në ndeshjen e tij të parë si titullar në Champions League (20 vjeç e 243 ditë), duke thyer rekordin e Alessandro Del Piero-s (20 vjeç e 308 ditë).



Etiketa: ,

Pas