Fitore dramatike, në frymën e fundit e Vllaznisë në “Adush Muça”, në një fushë të vështirë.
Kryesuesit nuk lëshojnë pe, fitojnë 0 me 1 me Bylisin dhe nuk lejojnë ndjekësit më të afërt të afrohen.
Shkodranët ruajtën serinë pozitive falë një goli në minutën e katërt shtesë që mban firmën e Ardit Hoxhaj.
Kryesuesit e Superligës nisën mirë sfidën dhe iu afruan shpejt golit të epërsisë, por Dilaver që në minutën e dytë ishte i pasaktë.
Nuk sollën asgjë rastet e tjera nga të besuarit e Brdaric, teksa edhe Bylis ishte i rrezikshëm në daljet e tij.
Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa rezultati qëndroi i pandryshuar edhe pas pushimit.
Kur gjithçka po shkonte drejt barazimit, shtesa ishte me të vërtetë dramatike. Në fillim Ujka la fushën me karton të kuq, ndërsa kur pritej vetëm vërshëllima e fundit, Hoxhaj ndryshoi fatin e sfidës.
Sulmuesi i kthyer pas pezullimit dërgoi topin në rrjetë për fitoren e Vllaznisë, që ngjitet në kuotën e 35 pikëve në vendin e parë të renditjes.
Nga ana tjetër, pavarësisht protestave për golin e vonë të shkodranëve, Bylis duhet të dorëzohet në një humbje që ia vështirëson objektivin për të shpëtuar sezonin.
Rezultatet e javës së 15-të, Kategoria Superiore
APOLONIA-KUKËSI 1-3
Golat: Samci 60’ / Ibraimi 15’ (pen), Peposhi 76’, E|ze 82’
LAÇI-SKËNDERBEU 1-1
Golat: Nwabueze 51 (pen) / Maksi 43’
BYLIS-VLLAZNIA 0-1
Golat: Hoxhaj 90+4′
KASTRIOTI-TEUTA 0-1
Golat: Bregu 72’
Renditja: