Aktualitet

Fitore shprese, Liverpool triumfon në “Old Trafford” pas shtatë vitesh














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 23:18 - 13/05/21 |
mapo.al

Kësaj radhe u luajt Manchester United-Liverpool, edhe pse tifozët vendas tentuan të krijonin sërish trazira. Sfida e prapambetur e Premier League, përfundoi 2-4 për skuadrën e Jurgen Klopp, që siguroi tre pikë shprese për objektivin Champions League






“Djajtë e Kuq” e nisën më mirë takimin dhe në minutën e dhjetë kaluan në avantazh. Gol i Bruno Fernandes, i cili u ndihmua edhe nga devijimi i një mbrojtësi kundërshtar. “The Reds” reaguan dhe ia dolën të përmbysin rezultatin brenda pjesës së parë.


Në fillim Diogo Jota dhe më pas Roberto Firminho. Sulmuesi brazilian shënoi një tjetër gol në minutën e 47-të. United nuk ka asnjë objektiv në kampionat dhe po pret me padurim finalen e Europa League ndaj Villareal (26 maj).








Renditja e Premier League



Gjithsesi, djemtë e Ole Gunnar Solskjaer shënuan një tjetër gol në mesin e pjesës së dytë me anë të Markus Rashford, por miqtë u përgjigjen me rrjetën e Momo Salah. Tre pikë të rëndësishme për Liverpool, që ia doli të rikthehet te fitorja në “Old Trafford” pas shtatë vitesh.

Lexo edhe :  Man United "poker" golash ndaj Newcastle, dopjetë e Ronaldos


1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas