Aktualitet

Liverpool kampion/ Festë e fishekzjarre, tifozët ndezin qytetin





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:33 - 26/06/20 |
mapo.al

Qyteti shpërtheu në festë, fishekzjarre dhe brohorima, pasi Liverpool fitoi Premier League.


Jurgen Klopp mori titullin për herë të parë, pas 30 vitesh pritje, pasi Machester City humbi 2:1 kundër Chelsea. Kjo e vendosi Liverpool në vend të parë, duke marrë më në fund titullin e ëndërruar në 3 dekada.


Pasi Premier League u ndërpre në mars për shkak të pandemisë, shumë tifozë u trembën se do ta humbnin çmimin që e kishin aq pranë. Por nuk ndodhi!


Menaxheri i klubit nuk i mbajti lotët e gëzimit kur fitorja u konfirmua. Ai nderoi legjendat e mëparshme të Liverpool, si: Kenny Dalglish dhe Steven Gerrard.


Edhe para bilbilit, fishekzjarret mund të dëgjoheshin në gjithë qytetin dhe pavarësisht izolimit nga Covid-19, tifozët gjetën mënyrat për të festuar, si ata që qëndruan në shtëpi, edhe ata që dolën në qendër të qytetit.

Rrugët morën ngjyrë të kuqe, ndërkohë që fansat ndezën fishekzjarret jashtë mureve të stadiumit.

E mbrëmshmja ishte një natë si asnjë tjetër për Liverpoolin dhe tifozët e flaktë.

Fotot: BBC


Etiketa: , ,

Pas