fbpx

Sport

Fitorja emocionuese e Kombëtares/ Dermaku: M’u realizua një ëndërr





               Publikuar në : 10:18 - 11/09/19 |
mapo.al

Mbrojtësi Kastriot Dermaku i cili arriti të shënonte golin e parë ndaj Islandës, duke kaluar kuqezinjtë në avantazh, në një prononcim për “RTSH” u shpreh se nuk ishte e lehtë të zëvendësonte Mavrajn dhe se iu realizua një ëndërr, i kënaqur për golin që shënoi.


“Shënova gol të rëndësishëm dhe u hap loja e u bë ndeshje e bukur. M’u realizua një ëndërr. Nuk ishte lehtë të zëvendësoja Mavrajn pasi ka shumë konkurrencë. Jemi të kënaqur dhe duket se rruga është e shtruar. Duhet edhe fat siç ka ndodhur. Memushaj më dha një top perfekt dhe jam shumë i kënaqur për golin e shënuar. Kur bën ndërrime dhe ndeshje të shpeshta, duhen lojtarë të rinj. Ishte diçka pozitive. Me Kombëtaren duhet të jesh grup dhe pozitiv pa pasur parasysh nëse luan apo jo. Te goli nuk e kishim shumë mendjen pasi atmosfera ishte elektrizuese.Më para kam luajtur në Serinë C në Itali dhe tani jam ngjitur lart. Jam ende 27 vjeç dhe kam pasur një karrierë shumë të vështirë. Nuk jam vlerësuar ndoshta por gjithçka bëhet kur i vjen koha. Më vjen mirë që u riktheva sot dhe tani jam në Kombëtare”, tha Dermaku.



Për sa i përket Rei Manajt, ai dha një asist perfekt për Hysajn, ndërkohë që u shpreh se për të nuk ka rëndësi që të shënojë, por me rëndësi ka që të fitohet ndeshja.


“Bëmë një nga ndeshjet më të mira dhe golin që nuk e shënova nuk ka rëndësi. Shpresoj vetëm që të bëjmë të tjera ndeshje si kjo dhe të marrim pikë. Zgjedhjet i bën trajneri. nuk kam pakënaqësi se pse nuk shënova por jam shumë i lumtur që fituam.Asisti për Hysajn? Hysaj më falënderoi pas golit dhe në dhomat e zhveshjes. E meriton pasi ka pasur kritika dhe është lojtar i madh dhe e ka merituar. Nuk më ka premtuar as drekë dhe as darkë”, tha Manaj.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas