Aktualitet

Fitorja epike e Man City në ‘Bernabeu’, si funksionoi plani i Guardiolës





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:35 - 27/02/20 |
mapo.al

Fitorja mbrëmë ndaj Real Madrid në Bernabeu, ishte një natë e lavdishme dhe për t’u mbajtur mend gjatë për Manchester City.


Manchester City ishte nën një preson të madh për shkak të penaliteteve që mund të përballë shpejt me ndalimin e pjesmarrjes në sezonet e ardhshme të Champions League, e për më shumë, me debatet përpara nisjes së ndeshjes, ku Guardiola e la jashtë ekipit Serio Aguero.



Por plani i Guardiolës funksioni në perfeksion, dhe ishte brilant për ta parë.


Kishte disa kontribute fantastike individuale, si ai i Kevin de Bruyne, Grabriel Jesus, Raheem Sterling, teksa City bëri përmbysje ndaj Realit për herë të parë në histori.

De Bruyne ishte thjesht i mrekullueshëm edhe pse kishte një rol që kishte më pak kontakte me topin.

Ai duhej të priste për një mundësi në pjesën e dytë, por kur ajo i erdhi, ai diti ta shfrytëzojë duke treguar se është një futbollist të cilit mund t’i besosh gjithnjë.

Po mbi të gjitha, ishte një performancë e pazakontë e krejt e kipit, që ndikoi në rezultatin final.

Guardiola ua bëri të qarta taktikat lojtarëve dhe duket se ata i aplikuan më së miri instruksionet.

Ka ende lojë, sigurisht, por City ka bërë një hap të fortë përpara drejt çerekfinaleve të Champions League.

Gurdiola u pa qartë se kishte shkuar me energji dhe paraqitje të mirë fizike në këtë takim, në vend se të rrezikonte shumë lojtarë që mund të mos i bënin dot 90 minuta.

Plani i tij doli i mrekullueshëm. Në fillim ishte Bernardo Silva në të majtë, dhe Jesus në qendër, por papritur pak më vonë, vendet u ndërruan.

Maher u vendos i avancuar në anën e djathtë, dhe Bernardo zuri vend në qendër, ku u pozicionua pas De Bruyne, Rodri, Ilkay Gundogan.

Ishte e njëjta skemë që City përdori në një prej ndeshjeve të Carabao Cup, në Janar.

Gruadiola po priste momentin e duhur për të futur në fushë edhe Sterling, që ka vuajtur nga një dëmtim.

Duke lozur pa një sulmues qendror, City i la të kuptojë Realit se nuk do të ishte shumë aktiv në atë pikë.

Gruadiola e aplikoi këtë, pasi Sergio Ramos dhe Raphael Varane nuk do ti kishin lënë shumë hapësirë Agueros ose Jesus, nëse ata të dy do të udhëhiqnin sulmin si zakonisht.

 

Plani i Guradiloës pati rezultat dhe djemtë e City bënë një ndeshje epike, duke e kthyer rezultatin e duke dalë me fitore nga Bernabeu. Në minutën e 60 Reali kaloi në avantazh me Isco. Po 18 minuta më vonë, City Barazoi me Jesus. Dhe pas barazimit, 5 minuta më tej, kaloi në avantazh me penalltinë e De Bruyne.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas