Aktualitet

Fitorja me goleadë ndaj Islandës, ja rekordi që vendosën kuqezinjtë






               Publikuar në : 09:43 - 11/09/19 |
mapo.al

Sfida e djeshme ishte një emocion i vërtetë për të gjithë shqiptarët, pas humbjes së thellë 4-1 ndaj Francës. Shqipëri 4-2 Islandë është një rezultat historik për Kombëtaren tonë.


Që prej themelimit të FSHF-së dhe ndeshjes së parë zyrtare të vlefshme për Kupën Ballkanike në vitin 1946 (Shqipëri-Jugosllavi 2-3), kuqezinjtë nuk kishin fituar asnjëherë një ndeshje eliminatore të vlefshme për Europianin apo Botërorin duke shënuar katër gola.

Në miqësore Shqipëria ka fituar me shifra të thella 6- 1 apo edhe 4-1 ndaj ekipeve si Qipro apo Lituania, por në ndeshje eliminatore kurrë më parë nuk kemi bërë “poker”. Prandaj, edhe fitorja me Islandën konsiderohet historike.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas