Aktualitet

Fitorja ndaj Hungarisë, Kombëtarja mbush xhepat me premio














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:25 - 10/10/21 |
mapo.al

Kombëtarja shqiptare arriti të marrë një fitore historike ndaj Hungarisë në Budapest falë një goli spektakolar të Armando Brojës.






Me këtë sukses, kuqezinjtë janë afruar akoma dhe më shumë me ëndrrën e kualifikimit për në Botëror e vitit të ardhshëm në Katar ku për herë të parë ka grumbulluar në një fazë eliminatoresh plot 15 pikë, ku ka arritur të marrë 5 fitore në fazën e grupeve.


Ndaj Hungarisë, kuqezinjtë tanë kanë fituar rreth 10 mijë euro, 6 mijë prej të cilave pas sfidës të së shtunës në mbrëmje dhe 4 në duelin e luajtur gjatë muajit shtator. Premio do jetë njejte edhe për sfidën ndaj Polonisë, që luhet të martën në mbrëmje në stadiumin ‘Air Albania’.







Ndaj Lewandowski me shokë, djemtë tanë në rast triumfi do shtonin në edhe 6 mijë euro të tjera, ndërsa nëse sfida mbyllet në paqe, shpërblimi do ishte vetëm 4 mijë euro. Sigurisht, premio më e lartë do jetë ndaj Anglisë, 10 mijë euro në rast fitoreje dhe 6 në rast barazimi.




Modeste kanë qënë shpërblimet për fitoren ndaj Andorrës, vetëm 1 mijë euro, ndërsa në rast suksesi në Tiranë do marrin vetëm 500 euro. Me San Marinon nuk ka pasur shpërblim as në transfertë as në shtëpi ndonëse në të dyja sfidat kuqezinjtë kanë dalë fitimtarë. Gjithsej deri më tani lojtarët shqiptarë kanë marrë në total 11.000 euro shpërblim.



 

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas