Aktualitet

Fitorja ndaj Sampdoria shkakton dhimbje te Juventusi














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:44 - 26/09/21 |
mapo.al

Lajm i keq për Juventusin. Fitorja ndaj Sampdorias i ka kushtuar në organikë skuadrës torineze, që duket se do të bëj gjatë pa shënuesin e golit të parë ndaj xhenovezëve, Paulo Dibala.






Argjentinasi la fushën i dëmtuar dhe nga ekzaminimet e para rezulton se ka pësuar tërheqje muskulare në kofshën e tij të majtë.


Më pas, sulmuesi do i nënshtrohet testeve mjekësore pë rtë vlerësuar edhe shkallën e dëmtimit dhe për të hartuar një plan rikuperimi.







Mediat italiane konfirmojnë se mungesa e tij do jetë e sigurtë në takimin e mesjavës në Champions League përballë Çelsit, por i tremben faktin se ky dëmtim, i përsëritur nga ana e Dibala mund ta mbaj edhe më shumë jashtë fushave të blerta.




Kjo do ishte një mungesë shumë e rëndë për Massimiliano Allegrin, që e kishte përfshirë argjentinasin në skemat e tij.

Lexo edhe :  Guardia di Finanza bastis zyrat e Juventus, nën hetim për bilance të rremë


1


Etiketa: ,

Pas