Fituesi i X Factor në Angli, James Arthur po lufton momentalisht me gjendjen e tij të rënduar mendore. Ai do të performonte të enjten, nën kauzën e bamirësisë, së bashku me Gary Barlow dhe Mark Owen në Royal Albert Hall të Londrës, kur kërkoi falje publikisht për tërheqjen e tij nga eventi përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”.
Duke treguar se arsyeja e këtij vendimi ishte lufta momentale me gjendjen e tij të rënduar psikologjike, ai iu premtoi më tej fansave se do t’ua shlyejë mungesën. 31-vjeçari ka marrë më tej një sërë komentesh pozitive nga fansa dhe të famshëm, të cilët i urojnë më të mirat si dhe e falenderojnë për transparancën dhe sinqeritetin.