Aktualitet

“Fituesit e 7 loteve, të paracaktuar”- PD: Unaza e Madhe një mal korrupsioni














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:43 - 06/10/21 |
mapo.al

Deputeti i Partisë Demokratike, Helidon Bushati flet për një skandal siç e quan ai në lidhje me investimin në Unazën e Madhe të Tiranës.






Sipas demokratit, fituesit e 7 loteve të Unazës, janë të paracaktuar.


“Procedurat tenderuese janë mbyllur me 15 shtator dhe ARRSH-ja, vonon te shpallë rezultatet”, thekson Bushati në reagimin e tij në rrjetet sociale.







Bushati thekson se Unaza e Madhe, është kthyer në një mal të vertetë korrupsioni.




POSTIMI I PLOTE
Unaza e Madhe, eshte kthyer ne nje mal të vertetë korrupsioni, ku ARRSH ushqen me miliarda klientët e qeverisë.



Fituesit e 7 loteve të Unazës, duken qartë se janë të paracaktuar.

Procedurat tenderuese janë mbyllur me 15 shtator dhe ARRSH-ja, vonon te shpalle rezultatet.

Natyrshëm lindin një seri pyetjesh:

– Pse vonohet ARRSH-ja ne shpalljen e këtyre rezultateve?
– Mos valle po gatit çorbën e radhës për t’u siguruar qe tenderat shkojnë tek fituesit e paracaktuar ashtu siç është përfolur?
– A mos ka ndonjë fitues te paracaktuar qe nuk ka arritur te dorëzojë dokumentat e tenderit?
– Mundet valle qe te anullohet ndonjë nga këto tendera për siguruar mbushjen e premtimeve ndaj fituesve te paracaktuar?

Tenderat e Unazës se Madhe, janë një pazar i shëmtuar i ARRSH-se me kompanitë ne pronësi te njerëzve te lidhur me qeverinë. 7 segmente rrugore te njëpasnjëshme, nga të gjitha anët janë te ngjashëm njeri me tjetrin por kriteret e vendosura janë jashtëzakonisht te ndryshme nga njeri tjetri, kritere qe plotësohen vetëm nga fituesit e paracaktuar.

Keshtu ne Lotin 1,i cili eshte edhe ai qe ka vleren me te madhe prej 2.5 miliard lek te reja, eshte edhe loti i cili ne absolut kerkohet numri me i ulet i punonjesve 145,stafit kryesor 6, kamioneve 10 dhe eskavatoreve 4.Nderkohe qe ne lotin 6 qe ka vleren me te ulet, 1.8 miliard lek te reja, kerkohen 250 punonjes,9 staf kryesor,21 kamiona dhe 9 eskavatore.

Lexo edhe :  Bollëk qeveritar, shtohen 8 mln euro të tjera për një segment në Unazën e Madhe

Ndërkohe kur vendi po zhytet në varferi dhe shtresa e të varfërve po rritet në mënyrë të frikshme, qeveria shqiptare ndan nën rrogoz tendera për kompanitë që gllabëronjë parat e qytetarëve.

Partia Demokratike por dhe Institucionet ndërkombëtare, kane shprehur ne mënyre te vazhdueshme kritikat e tyre ndaj mungesës se konkurrencës dhe transparencës ne tenderat e zhvilluar ne Shqipëri.

E pyesim ARRSH-në: A do te anullohet Loti 1 i parashikuar për nje nder klientet me te afert te Kryeministrit qe aktualisht po punon ne segmente te Unazes se Re ne ndertim e siper?

Perse Loti 1 nuk shfaqej dhe nuk shfaqet fare ne faqen elektronike te Agjensise se Prokurimit?

A do te ndodhe ky fenomen me Lotin 1 sepse kjo kompania e paramenduar te fitoje harroi te dorëzojë letrat ne këtë tender?

Po me Lotin 3 “Sheshi Shqiponja – Bulevardi i ri – Shkozë, Urat mbi lumin Tirana” çfarë do te ndodhe? A do t’i jepet edhe ky tender dy kompanive te paracaktuara?

Cdo qytetar edhe ai qe nuk ka ekspertize ne kete fushe e kupton qe keto kritere jane vene per te paracaktuar fituesin e radhes

Ka shembull pas shembulli qe vërteton paracaktimin e fitueseve.

Cfare do te beje ARRSH-ja per te mbajtur premtimet ndaj kompanive te paracaktuara fituese?

1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas