Sport

“Fizika nuk e lejon”, misteri i goditjes nga këndi në Brazil






               Publikuar në : 15:49 - 19/07/19 |
mapo.al

Brazili mbetet toka ku mund të shohësh gjëra të jashtëzakonshme, jashtë normales, e që madje thyejnë edhe rregullat e fizikës.


Pas golit të Roberto Karlos në vitin 1997 ndaj Francës, në më tepër se dy dekada mbetet një mister dhe episod për studime, nga vendi latin vjen edhe një fenomen paranormal.

Në ndeshjen e kampionatit ndërmjet Chapecoense dhe Atlético Mineiro, topi i harkuar nga goditja e këndit mori një trajektore të pazakontë. Ai moment u shoqërua me habinë e të gjithëve, me komentatorin e ndeshjes që i çuditur tha: “Si është e mundur?? Fizika nuk e lejon”.


Etiketa: , , ,

Pas