Kryetari demokrat Lulzim Basha, gjatë ndërprerjes së seancës, iu drejtua një deputeti të mazhorancës që u afrua pranë kamerës.
“Ti atje mos u afro te kamera se do të marrësh atë që meriton. Mos dëgjo atë palloshin!”, iu drejtua Basha nga foltorja.
Basha dukej i ashpër në fjalën e tij.
Ai tha se BE-ja nuk është ERTV dhe se Rama është në nën delirin e të bardhës… Shqiptarët, sipas tij, nuk i hanë më “broçkullat” e Ramës
“Eskspertizën na e nxore për 12 orë, po ku e bërë? Kush ta dha? Ku e çove? Je një gënjeshtar sepse mbron kriminelët.
Kështu bëre me Mark Frrokun, Arben Ndokën, Armando Prengën, Elvis Rroshin dhe Saimir Tahirin, kështu po bën edhe me Fatmir Xhafën dhe Agron Xhafën… Largimi i kontrolluar i Agron Xhafaj është ekspertiza e plotë e audio-përgjimit.
Ai nuk u largua si njeri i penduar, do ta kishte bërë më parë, e vërteta është se ai u largua si pjesë e një klani kriminal për të shpëtuar Fatmirin… Veprimet e Prokurorisë që lanë të largohej Agron Xhafën janë skandaloze. Nëse ka filluar hetim Prokuroria pse e lanë të ikte, nëse jo, pse nuk ka filluar…”, tha Basha
Nje pyetje kam une. Po shkelzen berisha dhe saliu jane subjekt i ligjit antimafia?
Pasurit duhet te te konfiskohen ty qe ke vjedh rrugeb e kombit
Kane mesuar live ne fb kta se vetem aty nuk i censuron njeri per budalleqet qe flasin
Ky ngaterron kekun me byrekun me duket mua eshte edhe jurist gjasme hajde mendje hajde
Po vllai jot dhe baxhanaku jot qe u ngopen ne tendera jane subjekt i ligjit antimafia? Kaq kisha.