Aktualitet

“Fjalëpak dhe punëtor”, miqtë i japin lamtumirën të riut nga Gramshi






               Publikuar në : 10:09 - 18/08/19 |
mapo.al

Ergys Ibrahimi mbeti i vdekur në vendin e punës mesditën e së premtes, (16 Gusht), bashkë me Orjan Kodrën. Ata punonin në ndërtim, kur skela u rrëzua duke zënë poshtë 5 punëtorë. Ergysi me Orjanin humbën jetën, ndërsa tre u plagosën, përkatësisht Genti Bardhi 29 vjeç, Euglidios Lika 34 vjeç dhe Altin Marku 36 vjeç.


Familjarët dhe miqtë kanë shprehur dhimbjen e tyre në rrjetet sociale për Ergysin, djalin nga Gramshi. Ata e tregojnë të ndjerin një njeri fjalëpakë dhe punëtor.

“Krejt papritur dhe në moshën më të bukur, u nda nga jeta bashkëqytetari ynë Ergys Shkelqim Brahimi. Nga sot qytetit tone do t’i mungojë një njeri i urtë, i sjellshëm, fjalëpaktë e punë shumë. Do t’i mungoje një i ri që, për aq sa jetoi, diti të ec guximshëm në rrugën e vështirë të jetès. Ergysi punoi pa kursyer asgjë, sepse puna ishte virtyt i bekuar prej Zotit vet.

U prehtë në paqe shpirti i Ergysit dhe ngushëllime prindërve, motrave dhe familjareve te tij! Lamtumire, shoku yne Ergys! Varrimi behet në orën 11.00 dt. 18.08.2019,”- shkruhet në status.

Ngjarja e rëndë që u mori jetën dy punëtorëve në moshë të re ndodhi në Tiranë, rrugicën “Faik Konica” ose siç njihet ndryshe rruga që lidh stadiumin me Filologjikun. Policia ka ndaluar pronarin e firmës që po kryente punimet për fasadën e pallatit si dhe inxhinierin e firmës që kishte skelat. Dyshohet se shkak për aksidentin është bërë mungesa e kushteve të sigurisë në punë. /Mapo.al

2 të vdekur nga shembja e skelës, pamje nga vendi i ngjarjes/VIDEO


Etiketa: , , , ,

Pas