Aktualitet

‘Fjalëpaku Arben Çeli’ – Shqipëria humbi një fotoreporter jo të zakonshëm








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:24 - 25/09/20 |
mapo.al

Arben Çeli, fotografi i agjencisë Reuters për Shqipërisë, u nda nga jeta në mënyrë të papritur dje. Në një moshë të re, Arben Çeli 53 vjeç, humbi jetën pas një sulmi në zemër. Lajm i trishtë për të gjithë, për miqtë e në veçanti për familjarët.


Tashmë Shqipërisë, do t’i mungojnë fotot e tij brilante nga ngjarjet më të rëndësishme në vend.


Fotoreporteri i jashtëzakonshëm, njihej nga gazetarët dhe të afërmit si fjalëpak, i cili tregonte shumë përmes shkrepjeve që realizonte. Fotoreporteri Çeli, ka zhvilluar dy kurse specializimi si fotograf nga Reuters në Londër.


Më poshtë, mund të lexoni disa prej reagimeve të miqve. Në sy, bie fjala e Çelit me mikun e tij, ku mes një proteste, pa maskë, ndihej më i plotfuqishëm se kurrë. Mes protestës, Çeli tha: E çfarë do më bëjë Covidi.


“E takova para disa ditësh kur po protestonin naftëtarët te Ministria e Energjitikës. Si gjithmonë me aparat në dorë për të dokumentuar ngjarjen dhe buzagaz e plot batuta. E pyeta pse ishte pa maskë mes protestuesve. Ma ktheu me humor se s’kishte cfarë i bënte Covid, ndihej më në formë se kurrë. Sot mësoj lajmin e trishtë të ndarjes së papritur nga jeta si pasojë e një infarkti.”- ka shkruar një nga miqtë e tij.


 “Do na mungojë mirësia dhe arti yt Ben. Familjes dhe miqve te tu do i mungosh ti”– shkruan një tjetër.

Më poshtë disa nga fotot e shkrepura nga Çeli, gjatë protestës së 21 janarit 2011.

<
>
download (4) download (7) download (9) download (3) download (6) download (5) download (8) download (2)


Etiketa: , ,

Pas