Bota

Fjalët dhe veprat














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:39 - 18/02/19 |
mapo.al

Nga Julian Reichelt, BILD






Prej vitesh, politikanët gjermanë e kanë nxitur njëri-tjetrin për të marrë më shumë ‘përgjegjësi në botë’. Megjithatë, mbetet e paqartë se për çfarë duhet të marrë përgjegjësi Gjermania, por tingëllon diçka e bukur. Dhe pikërisht këtu qëndron problemi: tek fjalët që tingëllojnë bukur.


Bilanci i veprave është i hidhur dhe kjo u bë e qartë gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih.





Së pari, kancelarja Merkel u ankua duke thënë se fundi i traktatit ruso-amerikan për çarmatimin, INF, është një lajm i keq për Europën.



Ajo që nuk thotë kancelarja është se Gjermania, nën udhëheqjen e saj, e ka zhdukur Bundesvehrin dhe praktikisht nuk bën asgjë për sigurinë e Europës. Ajo nuk dëshiron të flasë për parandalimin e angazhimit bërthamor të Rusisë. Gjermania nuk investon, madje e ka kundërshtuar objektivin e përbashkët të NATO-s për shpenzimet mbi mbrojtjen. Nëse vazhdojmë kështu, jo vetëm nuk do kemi nëndetëse të lundrueshme më, por shumë shpejt do i përdorim edhe fregatat tona si nëndetëse.



E dyta, kancelarja Merkel vlerëson në Mynih politikat e saj të sigurisë në përballimin e krizës së refugjtëve. Por nuk e përmend se qeveria e saj ka bërë sehir gjatë luftës në Siri- duke parë edhe se si helmoheshin fëmijët, pa marrë asnjë përgjegjësi për ndërhyrje. Kriza që menaxhoi Merkel ishte ngjallur nga vetë ajo.

Lexo edhe :  Gjermania heq Shqipërinë nga zonë risku i COVID, përfitimet për udhëtarët

E treta, në Iran, qeveria federale po shpërfill çdo gjë të pështirë që po bën regjimi i mullahëve, duke shtrënguar duart me këta vrasës dhe duke mbajtur në fuqi një marrëveshje bërthamore që as nuk e ndalon Iranin që të zhvillojë raketat balistike.

E katërta, me gazsjellësin rus Nord Stream 2, kancelarja refuzon të pranojë se Rusia mund të fitojë pushtet dhe ndikim në Europë, ndërsa ne nuk e modernizojmë ushtrinë tonë, i lëmë shërbimet sekrete ruse në parlamentin tonë dhe SPD gjithmonë e më shumë përhap propagandë dhe dizinformacion rus.

Ajo nuk shqetësohet nga fakti që pothuajse e gjithë Europa është kundër kancelares së madhe europiane.

Fjalimi i Merkel në Mynih u pasua nga e vetmja politikë e vazhdueshme gjermane: Gjermania i lë aleatët të bëjnë punët e ndyra, pastaj ngrihet mbi ta dhe i kritikon ose i përshëndet.

1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas