Aktualitet

Fjalët e para të Hotit pas marrëveshjes: Hap i madh përpara, bisedimet do vijojnë në Bruksel








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:24 - 04/09/20 |
mapo.al

Kryeministri Hoti pas firmosjes së marrëveshjes në Shtëpinë e Bardhë, ka folur për Zërin e Amerikës.


Hoti ka thënë se kjo marrëveshje me karakter ekonomik do ti japë nxitje shkëmbimit dhe projekteve mes dy vendeve.


Kryeministri i Kosovës vlerësoi po ashtu njohjen e menjëhershme nga Izraeli.


Hoti tha se kjo e sotmja, i hap rrugë një marrëdhënieje më të mirë Kosovë-Serbi deri në njohjen reciproke mes tyre.


Ai u shpreh se kjo nuk ishte një marrëveshje finale, por një hap i rëndësishëm dhe një arritje e madhe.


I pyetur se si do të vijojnë bisedimet, Hoti u shpreh se ato do të bëhen në Bruksel mes dy shteteve deri në momentin final, që është njohja e ndërsjelltë.

 

LEXO EDHE:

Del Fotoja/ Ka marrëveshje, Donald Trump në tryezë mes Hotit dhe Vuçiç

Konfirmon Trump: Izraeli njeh zyrtarisht Kosovën, ‘dhurata’ e SHBA revolton Serbinë


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas