Aktualitet

Fjalët e para të Yuri Kim në Tiranë: E gatshme t’i përvishem punës





Na ndiqni në Facebook
               Publikuar në : 19:58 - 23/01/20 |
mapo.al

Në ditën e parë të detyrës si ambasadore e superfuqisë botërore por edhe partnerit strategjik të vendit tonë, SHBA-së, Yuri Kim, shpreh angazhimin për të dhënë maksimumin në këtë mision.


“Ndihem e nderuar dhe shumë e kënaqur që jam në Shqipëri dhe jam gati t’i përvishem punës”, janë fjalët e para të Yuri Kim, pas mbërritjes në Tiranë.



Ambasadorja e re e SHBA-së mbërriti në Tiranë një ditë më parë, trembëdhjetë ditë pasi bëri betimin në Departamentin Amerikan të Shtetit.


Është faqja e Ambasadës amerikane në Tiranë e cila ka njohur ndjekësit me ambasadoren e re të SHBA në Shqipëri,  duke publikuar deklaratën e saj të parë në vendin tonë si dhe jetëshkrimin diplomatik.

Pasardhësja e Donald Lu, më herët ka shërbyer në Departamentin e Shtetit si Drejtore e Zyrës së Çështjeve të Evropës Jugore, ka punuar si drejtoreshë e Qendrës së Departamentit të Shtetit për Studimin e Diplomacisë, si dhe si drejtore e Zyrës për Sigurinë Evropiane dhe Çështjeve Politiko-Ushtarake.

Yuri Kim është gruaja e parë koreano-amerikane që përfaqëson SHBA në postin e një Ambasadori në vendin tonë.

Më herët, në seancën e konfirmimit në Komisionin për Punët e Jashtme në Senatin amerikan, e emëruara e Presidentit Donald Trump tha se në fokus të punës së saj në vendin tonë do të jetë zgjidhja e krizës politike dhe çuarja përpara e reformës në drejtësi.


Etiketa:

Pas