Aktualitet

Fjalët epike të gjyqtarit për Kopshtin Botanik: Po e ruajmë nga pushteti














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:57 - 08/05/21 |
mapo.al

Kopshti Botanik do t’i mbetet Universitetit, jo Bashkisë së Tiranës.






Gjykata Administrative e Tiranës vendosi të premten shfuqizimin e vendimit të Këshillit të Ministrave për kalimin e Kopshtit Botanik nën pronësinë e Bashkisë së Tiranës, duke argumentuar se ai u takon pedagogëve dhe studentëve.


Por në rrjet u bënë virale fjalët e gjyqtarit të çështjes.







Pasi u njoh me konkluzionet e palëve, gjyqtari Bezart Kaçkini paraqiti një arsyetim emocional dhe personal, përpara se të shpallte shfuqizimin e vendimit të qeverisë.



“Nuk kemi përditë procese të tilla, ku të ndërthuren kaq interesa politike e filozofike. Arsimi është arritja më e madhe e njerëzimit. Pa arsim nuk ka kapërcim. Përmes arsimit cilësor kam arritur të bëhem gjyqtar,” parashtroi Kaçkini.



Ai e cilësoi Kopshtin Botanik si një auditor dhe solli në vëmendje se ishte ndërtuar në vitin 1965. “Kush e ndërtoi? Kush e ruajti në vitin 1992 dhe 1997, kur u bë gjithë kioska Shqipëria? – Pedagogë e studentë,” arsyetoi Kaçkini.

“Kush e ruan sot? Pedagogë e studentë – Nga kush? – Nga ai që ka pushtet”, vazhdoi gjyqtari.

Në vijim, gjyqtari Kaçkini arsyetoi lidhur me pretendimet e palëve për autonominë, ku pala paditëse pretendon se vendimi i vitit 2019 nuk e garanton.

“Dy pikat e Vendimit të Këshillit të Ministrave janë si mish i huaj. Se këto i di ai që ka çelësat. Me këtë vendim, nga zot shtëpie kthehesh në hyzmeqar”, shtoi gjyqtari Kaçkini.

Sipas Kaçkinit, ligji ia jep këtë pronë të shtetit nën administrim Universitetit të Tiranës, ndërsa vendimi i vitit 2019 ia heq.

“Nuk ka nevojë që Kopshti Botanik të kthehet në lulishte. Ka plot hapësira të tjera. Kopshti Botanik të rrijë i tillë, u takon studentëve”, tha gjyqtari.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas