Almeda Abazi dhe Tolgahan Syaisman u bënë pak ditë më parë, për të parën herë, prindër të një djali që vendosën ta pagëzonin me emrin Efehan. Në fillim çifti preferoi që të mos publikonte asnjë foto të vogëlushit, por së fundmi duket se nuk i kanë bërë dot ballë tundimit për t’ia prezantuar ndjekësve të tyre.
Aktori i njohur turk ka postuar në rrjetin social “Instagram” një foto ku shihet së bashku me vogëlushin e tij duke fjetur. “Fjalët nuk mjaftojnë”– ka shkruar ai krahas fotos, duke treguar se ajo çka ndjen për të birin është e papërshkrueshme.
https://www.instagram.com/p/Bx5dJHaHDo5/