fbpx

Aktualitet

Fjalimi emocionues i Rejas: Do ishim në europian nëse fitonim në Turqi





               Publikuar në : 14:15 - 15/10/19 |
mapo.al

Fitorja e Shqipërisë dje (14 tetor) kundrejt Moldavisë ishte një fitore e merituar dhe shumë domethënëse si për lojtarët, ekipin dhe për trajnerin Edi Reja.


Tre pikëshi ishte një detyrim për “kuqezinjtë’. Triumfi me “poker” golash vendosi një rekord për kombëtaren tonë, pasi asnjëherë më parë nuk kishim shënuar katër gola në një transfertë.



Pas ndeshjes, në dhomat e zhveshjes, në një video të bërë publike nga FSHF, tekniku Italian ka përgëzuar lojtarët për fitoren e thellë, pa harruar t’iu kujtoj atyre se ekipi dashur pa dashur është minus 4 pikë; 1 pikë me Islandën nëse merrnin barazim dhe 3 pikë ndaj Turqisë, nëse Manaj do të shënonte vetëm për vetëm me portierin dhe në fund Strakosha nuk do të gabonte me atë dalje të nxituar nga porta.



Etiketa: , , , , ,

Pas