Kryetarja e Parlamentit të Kosovës, Vjosa Osmani ka mbajtur mbrëmë një fjalim të spikatur, frymëzues që ka ngelur në mendjen e të gjithëve. Ishte seanca e gjatë e mocionit të besimit të qeverisë së Albin Kurtit, qeveria ndoshta më jetëshkurtër në histori, vetëm disa javore. Me 82 vota, ku aleatja e Kurtit, LDK u bashkua me opozitën, Albin Kurti ra mbrëmë në parlament.
Kryeministri u shpreh se gjithçka ishte një plan për ta larguar atë, pasi po bëhet pengesë për marrëveshjet sekrete të Thaçit me Serbinë. Isa Mustafa i LDK me të cilin Kurti bëri qeverinë, tha se qeveria po vinte në dyshim raportet me partnerin strategjik, SHBA. Këto ndasi, i nxori në sheh, vendimi i Kurtit për të shkarkuar ministrin e Brendshëm, që është drejtues në LDK.
Por mbrëmë, ka marrë vëmendjen e të gjithëve, fjalimi i Vjosa Osmanit, e cila pati edhe qëndrimin, edhe votën, ndryshe nga partia e saj, LDK. Ajo tha se vendos Kosovën mbi forcën e saj politike. Dhe e quajti të turpshme të gjithën ate, lojë popitike, duke qënë se nuk merrte parasysh interesat e qytetarëve, sidomos në kohën e koronavirusit.
Mesazhet e Vjosës janë pritur mirë në publik. Madje, fqinjët e saj i kanë lënë një dedikim në ashensor. Një trendafil mbi një shënim, ku i thonë; Faleminderit.
LEXO EDHE:
Votoi kundër mocionit, Isa Mustafa tregon çfarë do ndodhë me Vjosa Osmanin