Aktualitet

Fjalimi prekës i vajzës së George Floyd: Babai im ndryshoi botën





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:20 - 04/06/20 |
mapo.al

Nëna e vajzës gjashtëvjeçare e George Floyd është duke kërkuar drejtësi për vdekjen e tij.


“Dua drejtësi për të sepse ai ishte i mirë, pavarësisht se çka mendon dikush”, tha Roxie Washington në një konferencë në Minneapolis.


“Ai ishte i mirë dhe kjo është një provë që ai ishte i mirë”, shtoi ajo duke treguar nga vajza e saj, Gianna.
Sipas një postimi në Instagram të ish-lojtarit të NBA Stephen Jackson, që ishte shok i ngushtë me Floyd, Gianna kishte thënë: “Babai im ndryshoi botën…Babai ndryshoi botën”.


Washington tha që Floyd ishte transferuar nga Teksasi në Minneapolis duke kërkuar një jetë më të mirë. Edhe nga larg, ajo tha, Floyd ishte mbështetës për vajzën e tyre dhe gjithmonë thoshte se kujdesej për të.


Kur Washington mësoi për herë të parë për vdekjen e Floyd, ajo i tha CNN se nuk dinte si t’i tregonte Gianna.

Por shpejt Gianna e pyeti pse njerëzit në TV po thoshin vazhdimisht emrin e babait të saj. Pastaj, ajo dëshironte të dinte se si kishte vdekur Floyd.

“E vetmja gjë që mund t’i them asaj është që ai nuk mund të merrte frymë”, i tha Washington CNN.

Ajo vajtoi që vajza e tyre humbi babanë e saj dhe se s’do ta ketë në momentet më të rëndësishme të jetës së saj.

“Ai kurrë nuk do ta shohë atë të rritet, të diplomuar … ai kurrë nuk do ta shëtisë atë nëpër shesh”, tha Washington. “Nëse ka ndonjë problem që ajo ka, ajo nuk e ka babanë më”.

Më 25 maj të 2020-ës, Geroge Floyd, një 46 vjeçar me ngjyrë ishte i dyshuar se pagoi me një kartëmonedhë false prej 20 dollarësh, për të cilën edhe është arrestuar. Ai vdiq pasi një oficer policor ia vuri gjurin në fyt dhe e mbajti ashtu për rreth nëntë minuta.


Etiketa: ,

Pas