Aktualitet

Fjolla Morina thyen masën e arrestit, nuk gjendet në banesë









Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:37 - 20/01/21 |
mapo.al

Fjolla Morina largohet nga banesa në Kukës ku ishte në ‘arrest shtëpie’. Një patrullë e policisë së drejtorisë së Qarkut Kukës ka bërë kontroll në banesën ku ajo qëndronte me qira pasi kishte informacione se Morina nuk e respektonte masën ‘arrest shtëpie’.Banesa ishte e mbyllur dhe është kërkuar prej minutash hapja e derës. Këngëtarja e akuzuar rezulton e larguar.



Kemi të bëjmë me një arratisje apo vetëm thyerje e masës së sigurisë mbetet për tu zbardhur. Nëse vërtetohet thyerja e masës së sigurisë ‘Arrest shtëpie’ bën që Fjolla Morina të rikthehet në qeli.


Këngëtarja nga Kosova, Fjolla Morina u arrestua më 19 shtator në pikën kufitare të Morinës, pasi në çantën e dorës iu gjet një armë zjarri tip pistoletë me 23 fishekë, ndërsa na bagazhin e makinës iu gjet një tjetër pistoletë e llojit çakmak. Këngëtarja po udhëtonte me një makinë “Audi Q7”, mjet të cilin ia kishte dhuruar i dashuri vetëm pak ditë para vënies në pranga.

Lexo edhe :  U arratis "nën hundën" e policisë - Burg për këngëtaren Fjolla Morina



1





Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas