Hyrja e godinës së Bashkisë Kamzës është përfshirë nga zjarri. Në video duken flakët dhe tymi i zi, ndërsa dy persona (me gjasë punonjës të Bashkisë) përpiqen ta shuajnë.
Një prej tyre tenton të hapë edhe derën e Bashkisë, por më kot pasi administrata sot është pushim.
Pamjet janë publikuar nga ish-kryebashkiaku Xhelal Mziu në rrjetet sociale. Mes objekteve te shkrumbuara është edhe flamuri kombëtar i vendosur mbi derën hyrëse të institucionit.
Siç duket nga pamjet, flamuri kombëtar është djegur pasi flakët kanë pushtuar copën e materialit të tij tërësisht. Zjarri ka rënë në çatinë e hyrjes se Bashkisë në një vend ku ka shumë pajisje koncionimi. Mendohet se një prej tyre ka patur defekt dhe është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar panik.
Etiketa: Bashkia e Kamzes, Kamëz, Video, Xhelal Mziu, Zjarr te Bashkia e Kamzes