Ish-deputeti demokrat, Flamur Noka ftoi dy herë protestuesit e opozitës që të rrethonin Kryeministrinë. Nga podiumi i protestës, Noka i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama që të japë dorëheqjen, pasi është rrethuar nga populli.
“Vëllezër dhe motra, sot godina ku strehohet krimi është e rrethuar nga populli. Rama ik, Rama ik, Rama dorëzohu! Godina ku strehohet e keqja e këtij vendi është e rrethuar nga qytetarët, Rama ik. Godina nga e cila u varfëruan shqiptarët, është e rrethuar. Rama ik! Rama ik! Streha e korrupsionit është e rrethuar, kryehajduti nuk mund të shkelë këtu. Rama ik! Vëllezër e motra, ne do të vazhdojmë. Ne do vazhdojmë marshimin e protestës.
Ne tregojmë qytetari dhe vlera. Nga sot e tutje Edi Rama do të jetë i rrethuar nga populli dhe revolta e tij. Rama ik, Rama ik! Rama ik se nuk ka zgjidhje tjetër. Rama ik, Rama ik, Rama ik! Rama ik sa nuk është vonë. Rama ik se ikja jote është shpëtim për ty, është shpëtim për Shqipërinë dhe shqiptarët. Rama ik, Rama ik!
Ne jemi të vendosur, jemi të vendosur në kauzën tonë. Ne jemi më të vendosur se kurrë dhe do ta vazhdojmë protestën tonë marshim, do ta vazhdojmë. A jeni dakord apo jo? A do ta vazhdojmë? A e mbajmë të rrethuar strehën e krimit, strehen e korrupsionit? A e vazhdojmë rrethimin? A e vazhdojmë marshimin? Rama ik, Rama ik! Na ndiqni, na ndiqni në marshimin tonë!”, u shpreh Flamur Noka.