Aktualitet

Flamuri kuqezi, i pranishëm në parlamentin serb








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:23 - 27/11/20 |
mapo.al

Flamuri shqiptar ka qenë i pranishëm dje në seancën plenare të Kuvendit të Serbisë, falë deputetit Shaip Kamberi.



Deputeti shqiptar e argumentoi aktin e guximshëm si rrjedhojë të mendimit se barazia nuk duhet ndërtuar duke u ndaluar pakicave përdorimin e simboleve kombëtare.


“Prandaj sot vendosa flamurin shqiptar në parlament, krahas flamurit serb. Ligji për minoritetet duhet të ndryshohet në Serbi. Flamuri shqiptar të legalizohet dhe të valojë në Luginë, ashtu sikurse po valon ligjshëm flamuri serb në Graçanicë, Kotorr dhe Kumanovë. Simbole të ligjshme kombëtare për çdo pakicë kombëtare në rajon, pa dallim. Barazia në të drejta është parakusht për paqen rajonale”,  – u shpreh Shaip Kamberi në parlamentin serb.




Kryeparlamentari Ivica Daçiç reagoi shpejt ndaj këtij veprimi, duke i kërkuar Kamberit ta hiqte flamurin kuqezi. Ky i fundit gjithashtu nuk u lejua të mbante më tej fjalën e tij.

Lexo edhe :  Sapo zbriti nga makina - Si u ekzekutua i riu me dy identitete në Durrës


1



Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas