Është Skënderbeu finalistja e dytë e Kupës së Shqipërisë.
Korçarët luajtën një 90 minutësh perfekt në transfertën e Vlorës, ndaj Flamurtarit, duke i mposhtur këta të fundit me rezultatin 2-0.
Një rezultat që i hap rrugë të besuarve të Ilir Dajës për të diskutuar finalen e Kupës, pasi golat e Sowe dhe Nimaga zhvlerësuan avantazhin e takimit të parë të kuqezijve.
Në finalen e Kupës së Shqipërisë, Skënderbeu do të gjej Laçin që nga ana e saj eliminoi pas barazimeve 0-0 dhe 1-1 Kukësin.