Aktualitet

Flasin prindërit e çiftit që u vetëhelmua me fotoksinë: Jemi shokuar





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:16 - 13/12/19 |
mapo.al

Policia ka marrë në pyetje prindërit e çiftit që u vetëhelmuan me fotoksinë në Librazhd. Ata kanë deklaruar se nuk kanë pasur asnjë dijeni për ndonjë problem dhe se janë shokuar, kur kanë gjetur vajzën të pajetë. Prindërit janë shpehur se nuk kishin dëgjuar që çifti të kishte ndonjë konflikt të mundshëm mes tyre apo edhe me persona të tjerë.


Kishin vetëm 5 ditë të martuar. Nuk na kanë thënë asgjë se kishin konflikt apo probleme me njëri-tjetrin. Edhe para martese nuk dimë të kishin konflikt. Jemi të shokuar nga ajo se çfarë na ndodhi, nuk dimë çfarë të themi“, – janë shprehur prindërit e çiftit para policisë.



Olsi dhe Rezarta Hajdari, përkatësisht 27 dhe 19 vjeç, nga fshati Xhyrë i Librazhdit, janë vetëhelmuar pesë ditë pas martesës, në rrethana të paqarta. E reja ndërroi jetë, ndërsa 27-vjeçari ndodhet në gjendje kritike për jetën në spitalin e Elbasanit. Një tragjedi e denjë shekspiriane.


Çifti u gjet në gjendje të rëndë në dhomën e gjumit nga e ëma e djalit e cila njoftoi menjëherë të afërmit dhe i dërguan dy të rinjtë në spitalin e Librazhdit. Për 19-vjeçaren ishte tepër vonë pasi ajo kishte ndërruar jetë.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas