Kronika

Flet aktivistja e dhunuar nga Policia: Nuk më shohin sytë nga dhimbja e kokës





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:42 - 09/05/20 |
mapo.al

Aktivistja Ira Kurti, e cila u dhunua sot dhe u tërhoq zvarrë nga forcat e Policisë gjatë protestës në Sheshin “Skënderbej” thotë se nuk ka marrë trajtimin e duhur në Spitalin Ushtarak të Tiranës.


Kurti thotë se doktorët nuk i fashuan dot dorën e dëmtuar për shkak të mungesës së mjeteve teksa thekson se ka shumë dhimbje koke dhe shpreson që djegia që ndjen mos jetë një hemoragji.


Aktivistja ishte një mes të shoqëruarave në protestë sot por pas dëmeve të marra u dërgua në spital.


”Të dashuar miq, shokë, familjarë dhe bashkëatdhetar. Ju faleminderit shumë për mesazhet. Sapo kam dalë nga Spitali Ushtarak ku më bënë vizitën, po s’më kanë matur as temperaturën, kam një djegie të brendshme, ishalla nuk është hemoragji. Kam një dhimbje koke shumë të madhe.


Doktorët atje nuk kishin të gjitha mjetet për të më fashuar dorën e dëmtuar dhe më dhanë receta, pomada. Ishalla me kaq. Këtu mbaroi. Ju faleminderit shumë. Kam një shoqe që më ka ndihmuar t’u kthej përgjigje se mua nuk më shohin as sytë nga dhimbja e kokës. Mos u shqetësoni, faleminderit”- thotë Ira Kurti.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas