Kronika

Flet babai i dy vëllezërve që u vranë në Durrës: Jemi në borxh, apeli që kam





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:59 - 29/04/20 |
mapo.al

Babai i Viktor dhe Besmir Haxhiajt ka folur për herë të parë, pas vrasjes së dy djemëve të tij.


Kol Haxhija tregon se servisi dhe lavazhi ishin hapur me një kredi që kishin marrë në bankë.


“Besmiri dhe Tori kishin hapur një servis makinash me të cilin punonin dhe një lavazh. I bëj thirrje medias që të mos hedhin hi pasi nuk e dinë çështjen e djemve të mi. Kam hyrë borxh, kredi, kam marrë kredi prej 40 mijë euro, kam vendosur shtëpinë peng”, – tha Kol Haxhiaj për Ora News.


Kol Haxhija i kërkon shtetit të zbulojë dhe arrestojë autorët e atentatit ndërsa medias të jetë e matur.


“Kërkoj ndihmë nga shteti por gazetarët të mos më rëndojnë më tepër“, – theksoi Haxhiaj.

Në familjen e 2 vëllezërve Besmir e Viktor Haxhia, të vrarë në Durrës, ka vetëm dhimbje dhe zi. Vrasja ka ndodhur rreth një muaj para se të fejohej vëllai i dytë, Viktori.

Daja i viktimave, Nikolle Preci flet me dhimbje, por edhe i indinjuar mbi komentet mediatike që janë bërë për ta, ndërsa thekson se po flasin me shumë se ç’dinë.

Në këtë situatë kur kësaj familjeje i është mbyllur dera, ata kërkojnë nga shteti vetëm që të zbardhet e vërteta mbi këtë vrasje. Preci thekson se kjo familje, si shumë të tjera, ka qenë e varfër dhe se jetonte në një lagje periferike, por vetëm duke punuar me punë të pastra, ngritën gjithçka. Po ashtu daja thekson se familja nuk ka asnjë konflikt dhe nuk ka dijeni se për çfarë motivesh ka ndodhur krimi i dyfishtë.

 

Lexo edhe:

Atentati në Durrës/ Zbulohet SMS-ja që nxori në pritë dy vëllezërit


Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas