Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak ditë më parë me disa ushtarë të repartit komando.
4 prej tyre që kishin shkuar për një trajnim në Londër nuk janë kthyer më në vendin e shërbimit duke ngritur alarmin Ministrinë e Mbrojtjes.
Ata janë arratisur duke u fshehur në Britaninë e Madhe ndërkohë që tani duhej të ishin kthyer në atdhe.
Ministria e Mbrojtjes e ka konfirmoi lajmin duke shtuar se ndaj tyre është depozituar kallëzim në Prokurori.
Burime të lapsi.al thanë se ushtarët komando janë nisur drejt Anglisë në datë 4 tetor 2017 të shoqëruar nga toger Roland Poci.
Të njëjtat burime thanë se në datën 19 tetor gjatë kthimit në atdhe, ushtarët Ylber Tokrri, Aleksandër Shkulaku, Klevis Lamkaj dhe Reni Ajazi nuk janë kthyer në Shqiperi, por kanë dezertuar duke vendosur të emigrojnë në këtë vend.
Ndërkohë në rrjetet sociale ka spekulime të shumta për arsyet e këtij vendimi të komandove.
Por babai i njërit prej tyre, Aleksandër Shkulakut, thotë se ai është larguar për shkaqe ekonomike.
“Djali im ka bërë një veprim të nxituar. Trajtimi financiar i djalit ka qenë shumë i ulët. Djali merrte nga 290-310 mijë lekë të vjetra. Djali im nuk kishte vlerësimin financiar që meritonte. Djali na ndihmonte edhe ne financiarisht.
Kishim dijeni që djali ishte në Angli, por nuk kemi folur. Lajmin e mësuam nga të njohurit në Angli.
Aleksandri ishte më i përgatituri në ushtri. Ai ka qenë me mision ushtarak në Afganistan. Ai është vlerësuar në 15 më të mirët. Arsyet e veprimit të tij janë ekonomike. Biri im nuk shkel mbi vendin e tij.
I bëj thirrje djalit të kthehet në atdhe, në shtëpi. Djali të vijë të japi kontributin për vendin e tij këtu”.
Denimi me vdekje duhet rivendosur.
Jemi populli me moralin me te ulet ne bote.