Babai i dy viktimave në Rrëshen, Esmeralda Filopati dhe Vledison Filopati, të vrarë nga Fatmir Koleci, një javë më parë, foli sot në emisionin me “Zemër të Hapur”, në televizionin news 24, dhe tregoi se autori i vrasjes, ish-burri i vajzës së tij, kishte mundësi çdo muaj t’i takonte vajzat e tij, pas divorcit. Pra ai e hodhi poshtë versionin, se ekzekutori, privohej nga takimi me 3 vajzat e tij. Sipas vendimit të gjykatës, ai mund t’i takonte fëmijët një herë në muaj. Babai i viktimave, tregon se ata ja nisnin fëmijët çdo muaj, me furgon nga Rresheni, dhe ai u dilte para. I mbante tre ditë, dhe i kthente sërish.
Babai i viktimave, tha se nuk kishte lënë për asnjë moment të kuptohet, të dyshohej, se Koleci do të kryente atë akt makabër. Madje, autori i vrasjes, sipas kësaj dëshmie, e falenderonte ish-vjehrrin e tij, për mundësinë që i jepte për të takuar fëmijët.
Filopati tregoi në emisionin Zemër e Hapur, se vetë autori i vrasjes, në gjykatë në seancën e divorcit, e kishte pranuar se ai ishte fajtori për gjërat që nuk shkonin në familje.
Prej shtatorit, shtoi ai, Koleci nuk ishte bërë prezent, dhe nuk i kishte kërkuar më fëmijët. Ngjarja ka qënë krejt e papritur, sipas tij. Ndryshe, ata do të ishin ruajtur, do të kishin marrë masat.
Ai tregoi dhimbjen e madhe pasi humbi dy fëmijët e tij, dhe dhimbjen teksa 3 vajza të mitura kanë mbetur jetime.