Aktualitet

Flet daja i Marsidës: Burrin e ka në Gjermani, ka shkuar 4-5 herë atje






               Publikuar në : 14:34 - 10/10/19 |
mapo.al

Pas ngjarjes së rëndë që tronditi qytetin e Kavajës, ka folur për mediat edhe Isuf Lulla, daja i Marsidës.


“Unë jam Isuf Llulla, daja i Marsidës. Ajo punonte me agjenci udhëtimesh, shiste bileta. Bashkëshortin e ka në Gjermani, mesa di unë nuk është në burg. Marsida është e martuar prej 2 vjet e gjysëm dhe në Gjermani ka shkuar disa herë, 4-5 herë. Mesa di unë nuk ka pasur kërcënime apo shqetësime. Ne përshëndeteshim, por kaq. Është ngjarje e rëndë. Të dimë shkakun nga se ka ardhur. Më parë nuk e di nëse ka pasur probleme me policinë. Unë personalisht me të kam pasur marrëdhënie të mira”, është shprehur Isuf Llulla, daja e Marsida Qatjas.



Ndërkohë burime për mediat informojnë se burri i 30-vjeçares po vuan dënimin me burg në shtetin gjerman për drogë. Për ngjarjen e rëndë, është interesuar nga Gjermania vetë bashkëshorti i Marsida Qatja.

Nga burgu, ai ka kërkuar të mësojë se çfarë ka ndodhur me gruan dhe tre fëmijët e tij në banesën ku ndodhi krimi. Përmes një të afërmi të tij në Kavajë, i cili kishte shkuar në banesën e Marsida Qatja, kishte kërkuar t’i dërgonte fotografi në rrjetet sociale për të parë situatën e krijuar.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas