Tuesday, September 26, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Flet Davide Pecorelli: Jetova me priftërinjtë në Bosnje, në Shqipëri bëra krime

by mapo.al
20/09/2021
in Aktualitet, Bota, Kryesore
0

Ish-gjyqtari italian i futbollit, biznesmeni Davide Pecorelli ka folur për herë të parë pasi u zbulua se ishte gjallë, 8 muaj pas inskenoi vdekjen në Pukë. “Dua të shoh fëmijët e mi, pastaj do të flas” tha dje ai dhe sot u rikthye për të treguar gjithçka, por rezervat janë të shumta

“Unë kam katër fëmijë, tre prej tyre janë ende të mitur, ju lutemi bëni punën tuaj në mënyrë profesionale”. – tha ai.



Davide u shpreh se familja e tij nuk dinte asgjë për atë që po ndodhte dhe shton “unë nuk kisha asgjë për të fshehur. Kam kryer krime, për të cilat do të flasë prokurori. Pjesa e parë e historisë është tragjike, por nuk do jem unë ai që do ta tregojë.”

Kush i vuri flakën makinës? Pse ky inskenim?
“Ajo që është e sigurt” tha Pecorelli “është se unë kurrë nuk do të jem një sipërmarrës përsëri në Itali. Nëse do t’i bëja të gjitha këto për sigurim? Jo, unë nuk kam nevojë të arrij deri këtu”.

Tani ai do të shkojë në shtëpi te familja e tij. “Unë nuk kam qenë në kontakt me askënd muajt e fundit” – thotë ai – “të dashurit e mi më panë përsëri kur u ktheva nga ishulli Montecristo.

Kam kaluar tetë muaj në një komunitet priftërinjsh pranë Medjugorje (Bosnje). Në Shqipëri kam kryer edhe krime. Por unë i thashë gjithçka prokurorit, ata do t’i bëjnë të ditura detajet” deklaroi ai.

Italianin e pret një betejë e vështirë përballë drejtësisë në Itali dhe Shqipëri mbi inskenimin e vdekjes dhe zhdukjes pa gjurmë, teksa u zbulua se ishte gjallë vetëm pak ditë më parë në vendin e tij.

Por përse u fsheh për tetë muaj?
“Çdo problem në Shqipëri ose vështirësitë financiare që mund t’i jenë shfaqur, mund ta kenë vënë atë para problemeve ose në rrezik” shkruan gazeta “La Nazione” në Itali.

Biznesmeni do të hetohet në vendin tonë për të paktën 4 akuza. Shkatërrimi i pronës, pasi mjetin që ai dogji në Pukë, e kishte marrë me qira në një kompani private në Rinas. Akuza tjetër është ajo e shkatërrimit të varreve, pasi eshtra e gjetur në vendngjarje dyshohet të jetë marrë në varreza.

Pecorelli do të hetohet edhe për kalim të paligjshëm të kufirit. Kjo, pasi ai kaloi në mënyrë ilegale dhe me identitet të rremë kufirin nga Hani i Hotit deri në Itali.

Tags: Davide Pecorellidetajeinskenimirrëfimi

JU SUGJEROJME

Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës
Jurisprudencë

Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës

19/06/2023
Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
Kryesore

Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen

08/06/2023
Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
Kryesore

Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë

06/06/2023
Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues
Economi

Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues

05/06/2023
Next Post
Flamur Noka: Basha më tha se ‘nuk do lejoj një kongres anti-amerikan’

Flamur Noka: Basha më tha se 'nuk do lejoj një kongres anti-amerikan'

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës
  • Mevlan Shanaj në UET: Nuk bëhesh dot artist, nëse nuk je i sëmurë nga dëshira për t’u bërë
  • Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
  • Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
  • Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In