Nëna e të miturit që është dhunuar nga punonjësit e policisë së kryeqytetit në parkun e liqenit, ka treguar se si ka ndodhur ngjarja.
Ajo ka thënë se si e mësoi se djali i saj kishte përfunduar në komisariat, ndërsa mohon që i mituri të ketë ofenduar efektivët.
Ajo tha se e kishte takuar efektivin që e kishte dhunuar djalin në komisariat por nuk e dinte që ishte ai, ndërsa rrefeu se i kishte thënë që kishte djalë “marshallah por ka fjalor të keq“.
“Kishte marrë biçikletën e shokut të tij, shkoi tek shoku i lagjes që kishte ndryshuar shtëpi. I dhashë leje dhe i thashë të kthehej në kohë. Kur arriti ora 14:45 e mar në telefon dhe nuk e njoha nga zëri kur më tha se jam në polici. Më kanë kapur me biçiklitë më tha. E pyeta në cilin komisariat, dhe më tha se ishte tek 2-shi. Më del përpara polici që kishte dhunuar djalin tim.
Më tha ke djalë marshalla vetëm se ka fjalor të keq. S’dija gjë që ishte dhunuar prej tij se do e filmoja. Thjeshtë na kundërshtoi tha. Erdhi shefi i madh që mu duk zotëri burrë. Ai pyeti efektivët dhe u justifikuan, dha urdhër të nxirrnin djalin. Ndërkohë që kur vjen djali e shikoj, pse i ke sharë i them. Ai tha se nuk e ka bërë.
Absolutisht djali nuk i ka ofenduar, ai mendoi se do i merrnin biçikletën. Do vijoj me hapa ligjor, është një shoqatë e cila më ka kërkuar vetë, Avokati i popullit po ashtu, të hënën filloj procedurat e mëtejshme. Dua të drejtën, e kanë dhunuar barbarisht. Psikologet mi kanë dërguar nuk i kam porositur unë, jam në kontakt me to sepse djali vijon trajtimin psikologjik”, tha ajo.