Aktualitet

Flet Eno Mata: Më ngatërrojnë me anëtarin e një bande në Greqi







               Publikuar në : 09:27 - 27/05/19 |
mapo.al

Nga spitali, Eno Mata ka treguar detaje për ngjarjen që ndodhi gjatë natës, ku mbeti i vrarë Sotiraq Mhilli. Sapo gjendja e tij shëndetësore është përmisuar, Mata ka dhënë një dëshmi paraprake për policinë, ku ka theksuar se autorët dolën nga ferrat.  32-vjeçari është shprehur se atentati ndaj tij ka lidhje me ngjarjet në Greqi.


Ishim duke shkuar për në shtëpi. Autorët ishin fshehur në ferra dhe nuk i dallova dot fytyrat e tyre. Me ngatërroni për vrasjen në Greqi. Unë kam bërë vjedhje banke dhe argjendarie në Greqi dhe për këtë jam dënuar. Policia greke më ngatërron me anëtarin e një bande, por unë nuk kam lidhje me vrasjet. Besoj se për ngjarjen në Greqi më kanë qëlluar, por nuk kam asnjë lidhje me të, pasi nuk kam vrarë askënd”, – u shpreh Eno Mata në një dëshmi paraprake.

Eno Mata mbeti i plagosur nga atentati që u bë ndaj tij, ndërkohë që shoku i ngushtë humbi jetën.

 

Lexo edhe:

Tronditet Vlora, vrasje me armë zjarri gjatë natës, detajet

Objektivi i atentatit në Vlorë, dyshohet për vrasjen e avokatit grek

Vrasja në Vlorë, flasin banorët: Djem puntorë, merreshin me bujqësi


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas