Kronika

Flet i mituri i dhunuar: Polici më goditi jashtë dhe në makinë, në qeli më bënte presion





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:39 - 16/05/20 |
mapo.al

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Orjola Pampuri u takua sot me të miturin 15-vjeçar, që u rrah barbarisht nga policia.


Sarandi tregoi ngjarjen dhe keqtrajtimin e rëndë nga policia.


“Isha me dy shokët e mi dhe po bënim xhiro me biçikleta. Erdhi koha për të ikur në shtëpi. Sesi u ngatërruam dhe dolëm në një rrugë qorre dhe na dolën disa policë para. Më thanë zbrit nga biçikleta dhe nuk zbrita se kisha frikë se mos ma merrnin, u thashë nuk është e imja. Nuk zbrita. Më pyeti për moshën, i thashë 15. Duhet të kthehesh nga rruga. I thashë nuk di rrugën dhe thirrën patrullën e policisë.


Mu mblodhën shumë policë, më tërhiqnin biçikletën për ta marrë dhe unë nuk zbrita se e kisha të një shoku. Një prej tyre më uli në tokë. Deshën të më vinin prangat. Nuk i lejova se nuk doja të shihja burgun në këtë moshë. Më kanë goditur jashtë dhe brenda makinës, më kanë ofenduar.Pasi më çuan në qeli më bënin presion, ta tregoj unë ty. Në makinë më ka goditur i njëjti polic që më goditi jashtë dhe në qeli i njëjti më bënte presion”, thotë Sarandi.


Ndërsa nëna e tij shprehu keqardhjen dhe pasigurinë krijuar nga trajtimi barbar i djalit të saj.

Ajo është kryefamiljare që rrit e vetme fëmijët dhe shprehet me zhgënjim për sjelljen e shtetit, nga i cili priste ndihmë dhe jo dhunë.

“Nuk ja uroj askujt ta kalojë këtë sprovë, kam kaluar shumë sprova në jetën time por kjo është e papranueshme nuk po e mbledh dot veten. Aty ku kërkojmë të ndihmohemi, ne dhunohemi. Fëmija më është dhunuar barbarisht. Dy muaj rresht ka qëndruar në shtëpi. Një javë ka që lëvizte pak dhe më kërkoi leje për të dalë. Të dhunohet nga policia është e tmerrshme, nuk e kuptoj. Nuk kam vënë gjumë në sy mbrëmë tërë natën, nuk di ku të drejtohem dhe të kërkoj ndihmë. Unë jam qytetare e këtij vendi. Kam pasur mundësi pa fund të ikja jashtë me tre fëmijët e mi por se kam bërë me shpresën se do të bëhet një ditë kjo vend. Kjo qeveri na cënon shumë për të ikur. Ndihem e pasigurt”, tha nëna e 15-vjeçarit.

Pampuri shprehu solidaritetin e saj si grua dhe si nëna e një adoleshenti, duke ofruar ndihmën e saj për trajtimin post-traumatik të të miturit nga dhuna policore.

LEXO EDHE: 

Flet e ëma e djalit që u dhunua nga policia: E kanë goditur barbarisht, dua drejtësi


Etiketa: ,

Pas