Aktualitet

Flet ish-drejtori i ALUIZNI-t në Durrës: Shmanga arrestimin pasi dyshoja për akuza tendencioze





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:08 - 02/04/20 |
mapo.al

Ish-drejtori i ALUIZNI-t të qytetit të Durrësit, Flamur Gjuzi, i cili ishte shpallur në kërkim për shpërdorim detyre është dorëzuar në polici. Gjuzi ishte shpallur në kërkim prej 6 muajsh dhe pas dorëzimit me ndërmjetësim, gjykata e Durrësit në gjyqin e zhvilluar një javë më parë e ka lënë në arrest shtëpie.


Ish-zyrtari i ALUIZNI-t akuzohet se ka shpërdoruar detyrën në legalizimin dhe regjistrimin e disa pronave të paluajtshme. Para trupit gjykues Gjuzi ka deklaruar se nuk e ndjen veten fajtor për akuzat e ngritura.


Nuk e ndjej veten fajtor për akuzat e ngritura. I jam shmangur arrestimit pasi dyshoja për akuza tendencioze. Nuk e kam shpërdoruar detyrën. ALUIZNI në vetvete ka për qëllim legalizimin e objekteve që janë pa leje dhe në këtë prizëm kemi bërë detyrën duke legalizuar objekte që kanë aplikuar për legalizim”, mësohet të jetë shprehur Gjuzi.


Në bashkëpunim edhe me zyrtarë të tjerë ata dyshohet se u kanë dhënë disa shtetasve, në kundërshtim me ligjin, dokumentet e pronësisë në zonën e bregdetit si dhe në zona të tjera te qytetit të Durrësit.



Etiketa: , ,

Pas