Kryesore

Flet Karathanos, Ngjela: Këta të lënë nga mendtë do mundin 10 milionë shqiptarë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:27 - 13/11/18 |
mapo.al

I ftuar në një emision grek, një nga të shoqëruarit nga Policia Shqiptare, Babis Karathanos ka dhënë detaje për 9 orët që ishte në ambientet e Komisariarit. Sipas tij, nga ana e policisë shqiptare nuk u dha asnjë shpjegim se përse po shoqëroheshin në Komisariat, ndërkohë që ka bërë të ditur edhe detaje për mënyrën se si është sjellë pala shqiptare.


“Na mbajtën për rreth 9 orë në qeli, në Komisariatin e Policisë Shqiptare. Madje na vendosën në qeli të ndryshme në mënyrë që të mos komunikonim me njëri-tjetrin. Pastaj thirrën një përkthyes dhe filluan të na bënin pyetje të tipit: “Pse erdhët?; Kë takuat? apo edhe Pse përsëritët thirrje anti-shqiptare?”


“Asnjë nga ne nuk tha apo nuk mbajti fjalime raciste. Nuk e provokuam në asnjë çast shtetin shqiptar. Madje disa persona të cilët donin që të shpalosnin slogane më shumë ekstreme u ndaluan nga vetë familjarët e Kacifas”, tha ai.


Kurse avokat Spartak Ngjela iu është përgjigjur ekstremistëve që ishin në varrimin e Kacifas.


“Me këta të lënur nga mendtë, do të munden 10 milionë shqiptarë të Ballkanit Perëndimor? Janë në hall. Çfarë kërkojnë këta me këto gojë të hapura?
Mend, më duket. Po pse bërtasin?
Janë të trembur nga bashkimi i Arbërisë. Aaa… e paskan nga halli. Do vinë sërish?  Jo se, së shpejti, do të goditen miqtë e tyre që këta po paguajnë këtu,” shkruan Ngjela.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas