Flet Macron: Shqipëria s’ka bërë aq sa duhet, ka probleme

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka zbuluar arsyet pse ishte kundër nisjes së bisedimeve të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me BE-në. Duke folur në konferencë për shtyp pas Samitit dy ditor të BE në Bruksel, Macron renditi arsyet e qëndrimit refuzues të Francës, duke insistuar se një prej shkaqeve ka qenë ajo e emigracionit dhe azilkërkuesve. Disa reforma, tha Macron, janë çuar përpara, por sërish, shtoi ai, Shqipëria nuk ka bërë aq sa duhet duke pasur jo pak probleme.

“Shqipëria po kalon ca reforma të mëdha. Dhe të gjitha këto reforma në të mirë të vendit të tyre. Ne e pranojmë që është bërë progres, por i gjithë progresi i duhur nuk është ende. Ka probleme me emigrimin. Diskutimi im ishte i dobishëm mbi të gjitha për vizionin e Europës. BE ka disa probleme të brendshme por para se të ndodhë procesi i zgjerimit, një zgjerim efektiv ka nevojë për reformim të brendshëm.



Duhet të finalizojmë reformat tona. Nëse mundet të vijojmë me reformat tona, atëherë mund të vijojmë më tej me procesin e zgjerimit. Nuk mjafton vetëm hapja e dyerve me këto vende. Në momentin që do të hapim dyert, mund që edhe ne të na fajësojnë lidhur me këtë. Të reformojmë Europën, na duhet një tjetër proces zgjerimi, na duhet besueshmëri, na duhet strategji”, u shpreh Macron.

I pyetur nga gazetarët se si ndjehet Franca pas këtij vendimi, si vend i vetëm që bllokoi nisjen e bisedimeve me dy vendet e Ballkanit Perëndimor, Macron tha se skepticizëm kishte edhe nga vendet e tjera të BE-së. Ai shtoi se për të do të ishte e vështirë që t’u shpjegonte francezëve çeljen e negociatave, kur në Francë ndodhen azilkërkues shqiptarë edhe pse Shqipëria konsiderohet vend i sigurtë.

“Është e vështirë t’u shpjegosh francezëve se do t’u hapim negociatat e Shqipërisë me BE. Shqipëria është vend i sigurtë dhe ne kemi azilkërkues. Kemi probleme me azilkërkuesit. Nuk do të bëjmë gjëra që është e pamundur që francezët t’i kuptojnë. Çështja e emigrimit nuk është vetëm në Shqipëri, janë disa vende që kanë një problem të tillë. Probleme të cilat duhen rregulluar. Ka disa kushte të cilat nuk plotësohen. Kjo është një çështje për Shqipërinë dhe që dua të zgjidhet. Por kjo nuk është arsyeja kryesore për qëndrimin e Francës.

Dëgjova edhe kolegët e mi dje, diskutuam shumë sa i takon zgjerimit, kam bërë thirrje për koherencë, nëse nuk ka funksionuiar ashtu siç duhet, si mund të funksionojë më mirë në vijim. Pra, duhet një proces reformimi dhe më pas t’u hapim dyert vendeve që më pas do të bëhen pjesë e BE. Duhet të ketë një koordinim. Nuk është momenti i duhur për zgjerim të mëtejshëm, duke marrë parasysh problemet me të cilat po përballemi. Duhet të jemi të hapur për disa diskutime. Duhet të reformojmë procesin në mënyrë që të ketë diferenca në lidhje me atë që ishte në proceset e mëparshme. Ka pasur disa vende ishin kundër hapjes së negociatave”, tha ai.

Më herët, kancelarja gjermane, Angela Merkel, u shpreh se krahas Francës, kundër çeljes së negociatave me Shqipërinë ishin edhe Holanda e Danimarka. Qëndrimet e dy vendeve të fundit lidhen konkretisht me kriminalitetin shqiptar atje dhe jo me aspekte të brendshme të Shqipërisë. Merkel deklaroi se procesi do të vijojë në Samitin e Zagrebit, në muajin maj të vitit të ardhshëm, ku edhe pritet që të ketë një vendim lidhur me çështjen e nxehtë të zgjerimit të Bashkimit Europian.

LEXO EDHE:

Negociatat me Shqipërinë? Macron: Si t’ua shpjegoja francezëve…

Merkel konfirmon dështimin e negociatave: Nuk pati konsensus


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252