Aleksandër Murataj, vëllai i Admir Muratajt, ka folur nga burgu në një lidhje telefonike për mediat. Aleksandër Murataj ka sulmuar Prokurorinë dhe është shprehur se Admiri dhe familja e tij nuk kanë asnjë pasuri të vendosur me para të padeklaruara.
“Për dy vite Prokurori s’më ka ardhur njëherë për të më marrë në pyetje. Nuk e kam takuar me vëllain prej vitesh, pasi unë prej dy vitesh jam në burg. Admiri nuk e di se ku ka qëndruar dhe as kam komunikuar ndonjëherë në telefon gjatë kësaj kohe. Hera e fundit që e kam takuar ishte 1 muaj para se të më arrestonin në 2017-në. Jam i bindur që Admiri nuk ka qënë organizator i grabitjes në Rinas. Nuk e di nëse e ka vrarë Policia, apo shokët e tij.
Ne nuk kemi kamera 300 mijë euro në shtëpinë e Admirit në Prezë, janë spekullime. Kam jetuar 23 vite jashtë shtetit dhe nuk bëhet shtëpia me 300 mijë euro kamera.
Po bën spekullime Prokuroria, Policia, por edhe media. Dëshira ime të shkoj ti jap lamtumirën e fundit vëllait tim. Prokuroria dhe Drejtoria e Burgjeve më penguan të shkoj të varros vëllain tim. Nuk kam lidhje me asnjë bandë dhe me asnjë grabitje”, – tha Aleksandër Murataj nga burgu 313 në një lidhje telefonike per Report tv.