Hueyda El Saied, të cilin e kemi njohur fillimisht si balerinë, modele, prezantuese, piktore, shkrimtare madje edhe si këngëtare, ka rrëfyer së fundmi në emisionin “Rudina” periudhën e vështirë që ka përjetuar pas ndarjes nga bashkëshorti, si dhe ka folur për marrëdhënien e ngushtë që ka me të birin. Hueyda ka komentuar edhe raportin që Gabrieli ka me partnerin e saj të ri, Tiery-n.
“Unë jam nënë që e mbroj shumë Gabrielin, por ka momente që edhe e ngre zërin. Gabrieli ka qenë i pari që më ka fshirë lotët kur kam qenë e trishtuar, ai e ka përjetuar dhimbjen tonë. “Mos qaj” më thoshte dhe mua më vinte edhe më shumë për të qarë. Tani e kemi hedhur pas krahëve dhe kemi një person tjetër në shtëpi që na mbron. Është Tiery. Ai na inkurajon dhe na mbron shumë. Gabrieli ka vendosur vetë që ta quaj babi.
Ne njihemi prej 6 vitesh nga miq të përbashkët, por kemi rreth 2 vite të lidhur. Kur isha ndarë nga babai i Gabriel-it, telefonova atë për t’i kërkuar të më ndihmonte me një punë, pas takimit, para se të ikja nga kafja, më tha se kishte 5 vite i dashuruar me mua. Qëndruam shokë, pastaj lindi dashuria”-është shprehur Hueyda El Saide.
Kujtojmë se El Said e ka ndërtuar vitet e fundit jetën jashtë kufijve të Shqipërisë, ndonëse mund të themi se me projektet e saj të ndryshme ka qenë gjithmonë prezente në mediet vendase.